Arratiset shoferi i ambulancës, 13 lojtarë të huaj si titullarë! Ja pikantet e duelit Bylisi-Laçi
– Ndeshjen e kanë ndjekur drejtuesit e të dyja skuadrave.

– Pak tifozë në Ballsh, një numër që nuk shkonte as në 500 vetë, ndërsa shiu ka shoqëruar sfidën.
– Pavarësisht shirave që bien prej një jave në qytetin e Ballshit, ka pasur një angazhim nga strukturat e klubit dhe punëtorët e mirëmbajtjes që edhe në pushim të ndeshjes kanë ndërhyrë për rregullimin e fushës.
– Naxhi Shensoi dhe Mirel Josa, për koiçidencë kanë drejtuar të dyja ekipet në periudha të ndryshme, ndërsa Hasanbelli ka qenë një sezon më parë pjesë e Bylisit, kurse nga mallakastriotët Sulovari ka qenë pesë sezone më parë pjesë e kurbinasve në elitë.
– 13 të huaj e nisën ndeshjen titullarë dje, tetë për Bylisin dhe 5 për Laçin.
– Në të 80-ën vlen të theksohet një moment ku lojtarët e Bylisit kanë bërë plot 17 pasime të sakta, ndërsa në finalizim Malomo ka goditur drejt portës por nuk ka shënjetruar siç duhet.
– Sapo ka nisur shtesa e parë prej 15 minutave, ka nisur një breshër I fortë në Ballsh që k zgjatur për disa minuta duke e bërë jo pak të vështirë për lojtarët e dy ekipeve.
– Pas ndeshjes, 90-të minutave të kohës së rregullt, shoferi i autoambulancës me stafin mjekësor largohen, duke kujtuar se sfida përfundoi, ndërsa menjëherë ka vrapuar një nga zyrtarët e Bylisit në stol që i ka bërë shenjë të rikthehet, çka ka shkaktuar edhe pak humor në stadium, në një ambient dhe mot të ftohtë!
– Portieri Garau e ka nisur titullar, ndërsa mbrojtësi i djathtë Negru nuk ka qenë as në protokoll në sfidën e Kupës ndaj Laccit.
– Lojtarët që luajtën pak dhe ata që nuk u aktivizuan, janë stërvitur pas ndeshjes, pasi në Ballsh krahas kualifikimit kanë qenë të fokusuar edhe te sfida e kampionatit m Tiranën, e cila zhvillohet pas tri ditëve në Ballsh.
PANORAMASPORT.AL













