Anglezët nuk e duan VAR-in, anketa e mbështet përdorimin e teknologjisë vetëm në një rast

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2026 | 20:19

Anglezët nuk e duan VAR-in, anketa e mbështet përdorimin e teknologjisë vetëm në një rast

VAR është implementuar prej kohësh në futboll, ndërsa kritikat për përdorimin e teknologjisë nuk mungojnë. Tifozët anglezë dukshëm kanë treguar se janë kundër tij.

Screenshot 2026-03-30 201913

“Fotball Supporters Association” në Angli ka realizuar një sondazh me 8000 pjesëmarrës. Ndër to, 75% janë kundër përdorimit të VAR. 70% e të anketuarve nuk besonin se përmirëson saktësinë e vendimeve të arbitrit.

Më tej, 92% shtojnë se kjo teknologji ka hequr gëzimin që vjen nga festimi i golave. Ndryshe nga VAR, 93% janë dakord për “Goal Line Technology”. Sipas tyre, përdorimi i teknologjisë për topin në vijën fatale është i domosdoshëm.

PANORAMASPORT.AL