Analiza/ Para të çuara dëm, të ndryshojë ose filozofia, ose… drejtuesit te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2025 | 11:00

Analiza/ Para të çuara dëm, të ndryshojë ose filozofia, ose… drejtuesit te Milani

Milani po pret me padurim përfundimin e këtij sezoni, që ka qenë i tmerrshëm në kampionat.milanDhe, nëse këtij sezoni i shtohet edhe një fushatë zhgënjyese në Ligën e Kampioneve, që nga janari e tutje, bëhet e qartë se këtë herë do të jetë me të vërtetë e nevojshme që klubi të bëjë një analizë të thellë, të tregojë aftësinë dhe përulësinë për të nisur nga e para, duke mësuar nga gabimet e këtij viti. Edhe nëse eventualisht fiton Kupën e Italisë.

SA SHPENZIME– Një nga kritikat më të mëdha që u bëhet drejtuesve të Milanit këtë sezon, është mënyra se si kanë menaxhuar merkaton. Nuk mund të thuhet që Milani nuk ka investuar, përkundrazi. Problemi është si janë bërë këto investime. Për ta përmbledhur me një fjali: u shpenzuan para, por u shpenzuan keq. Milani këtë verë ka shpenzuar 13 milionë për Moratën, 15 milionë për Emerson Rojal, 18 milionë për Pavloviç, 20 milionë për Fofana, 5 milionë për Himenez dhe 1,5 milionë për huazimin e Abraham. Pastaj në janar ndodhi një tjetër revolucion, ku Morata u shit, Rojal u la mënjanë edhe për shkak të dëmtimit dhe erdhi një grup i ri lojtarësh. U shpenzuan 32 milionë euro për Santiago Gimenezin, 10 milionë për Bondo, 5,5 për huazimin e Feliks dhe 1 milion për huazimin e Sotil. Në total, rreth 121 milionë euro të shpenzuara. Rezultati në fushë? Jashtë nga Champions League, si ajo aktuale, ashtu edhe e ardhshmja. Vështirë se do të arrijnë vendin e shtatë në kampionat. Ndoshta do të fitojnë Kupën e Italisë dhe kanë tashmë Superkupën, por bilanci i përgjithshëm është shumë poshtë pritshmërive.

NDRYSHIM- Nëse quhesh Milan, është e qartë: ky nuk mund të jetë një rezultat i pranueshëm. Janë shpenzuar 121 milionë euro në një sezon dhe nuk arrihet as pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, nuk je asnjëherë në garë për titullin kampion. Kjo është diçka serioze dhe duhet domosdoshmërisht ta bëjë grupin drejtues në “Casa Milan” të rishikojë filozofinë e vet. Nga fitimi i titullit kampion, te gjysmëfinalja e Champions-it, te vendi i dytë sezonin e kaluar — sot jemi këtu, me rezultate zhgënjyese. Ose të ndryshohet mënyra e të punuarit, që po sjell rezultate gjithnjë e më të dobëta, ose duhen ndryshuar vetë drejtuesit, pra njerëz të rinj me ide të reja. Në çdo rast, ndryshimi duhet të ndodhë dhe duhet të fillojë nga emërimi i një drejtori sportiv. Nuk është e pranueshme që një klub si Milani, që duhet të ketë ambicie të një “top club”-i, të mos ketë një drejtor sportiv. Kjo duhej të ishte bërë që një muaj më parë.

PANORAMASPORT.AL