Analiza e miqësores me Kukësin, trajneri Shkëmbi: Sezon i çuditshëm, ende duhet të stërvitemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2025 | 18:36

Analiza e miqësores me Kukësin, trajneri Shkëmbi: Sezon i çuditshëm, ende duhet të stërvitemi

Trajneri Blendi Shkëmbi analizoi miqësoren e djeshme. Ai foli se sa i shërbeu kjo miqësore, kur dihet se kampionati ka përfunduar dhe synimi nuk është fitorja.

BLEDI SHKEMBI TIRANA

“Në fakt këtë vit është pak e çuditshme, ku edhe pse kanë përfunduar kampionatet, ne duhet të vazhdojmë stërvitjet e të zhvillojmë edhe të tilla teste miqësore. Synimi në këtë takim ishte që më shumë të shihnim lojtarët e akademisë.

Atë e patë edhe ju që ne i kishim të shumtë, ku futëm në lojë shumë lojtarë të rinj, sidomos lojtarë që janë në provë, por edhe futbollistët që kanë qenë për të mbajtur ekipin deri në momentin kur do të marrin edhe pushimet. Mendoj se për këto qëllime që kishim, ia vlejti”, mbylli Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL