Aleksovski i pakalueshëm në portën e Flamurtarit: Më mirë të përfundonte 3-2 apo 4-3
Igor Aleksovski, portieri i Flamurtarit, u bë përsëri protagonist për ekipin e tij me pritjet në ndeshjet ndaj Vorës. Por ai u shpreh pas sfidës se do të kishte qenë më i lumtur nëse ekipi do të kishte fituar edhe duke pësuar gola.

“Për mua më e rëndësishme ishte të fitonte ekipi se sa unë të merrja çmimin për lojtarin e ndeshjes. Për mua më shumë ka rëndësi të mbarojë ndeshja 3-2 apo 4-3 e të fitojmë ne
Ashtu siç i shoh unë gjërat, ndonjëherë duhet që unë të ndihmoj ekipin dhe ekipi të më ndihmojë mua.
Ne kemi plane e mënyra që i bëjmë në stërvitje, por ndonjëherë nuk varet gjithçka nga ne se edhe skuadra tjetër na analizon dhe shikon atë që kemi bërë në ndeshjet e tjera”, tha Aleksovski për RTSH.
PANORAMASPORT.AL













