Akord me Sykajn, pritet firma te Besëlidhja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 20:24

Akord me Sykajn, pritet firma te Besëlidhja

Sykaj ArsenBesëlidhja rinisi dje fazën përgatitore. Merkatos së kësaj vere po i vjen fundi dhe ajo do të mbyllet me firmën e mbrojtësit shkodran Arsen Sykaj, që pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje këto ditë.

Tashmë që skuadra është plotësuar me futbollistët e duhur të përzgjedhur nga stafi teknik i kryesuar nga Kreshnik Krepi, do të nisë faza e përzgjedhjes së 25-shes. Nga futbollistët e sezonit të shkuar, pjesë e Besëlidhjes ka mbetur edhe mbrojtësi shkodran Kledi Dibra, për të cilin është sezoni i pestë që luan për ngjyrat e kësaj skuadre.

“Edhe pse gjatë kohës që unë jam pjesë e Besëlidhjes, skuadra është paraqitur mjaft mirë, nuk arritëm aty ku synonim. Jam i bindur se për sezonin e ri do të jemi skuadra më e pathyeshme e grupit tonë dhe kjo automatikisht do të na mundësojë një vend në Superiore”.

Përgatiti: Preng Gjikola