Afrimi i parë që mban firmën e Bunjakut te Tirana, futbollisti del menjëherë në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2025 | 22:47

Afrimi i parë që mban firmën e Bunjakut te Tirana, futbollisti del menjëherë në stërvitje

Ditën e djeshme, Basilio Ndong u bashkua me bardheblutë. Lojtari u pa duke kryer vrapin e zakonshëm në fushën e “Skënder Halilit”. Lojtari ka mbyllur marrëveshjen dhe është gati të prezantohet te Tirana.

ndong

Mbrojtësi i majtë nga Guinea nuk është një emër i panjohur për drejtuesit aktualë të Tiranës. Gjatë periudhës 2017-2020, ai ka luajtur për Shkupin, kohë në të cilën drejtor sportiv ishte pikërisht Omer Bunjaku, aktualisht drejtori i Tiranës. Kjo njohje e hershme ka ndikuar pozitivisht në procesin e bisedimeve dhe sipas raportimeve, është vetë Bunjaku ai që ka arritur akordin me futbollistin për një transferim të mundshëm te bardheblutë.

Tirana shpreson që afrimi i Ndong të sjellë stabilitet dhe cilësi në prapavijë, në një moment ku çdo përforcim është vendimtar për mbijetesë.

PANORAMASPORT.AL