Afrimet e rëndësishme në merkato, kampionët e Egnatias nisin fazën përgatitore në Bullgari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2025 | 23:25

Afrimet e rëndësishme në merkato, kampionët e Egnatias nisin fazën përgatitore në Bullgari

Egnatia ka nisur sot zyrtarisht fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, aty ku kampionët e Shqipërisë do të përgatiten me seriozitet maksimal për sfidat që i presin në arenën europiane këtë verë.  

508008133_696827289801901_3920453885723223035_n

Bansko ofron kushte optimale infrastrukturore dhe një klimë më të favorshme, në kontrast me temperaturat përvëluese që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit. 

Nën drejtimin e trajnerit Edlir Tetova, skuadra ka nisur punën me intensitet të lartë, duke vendosur në qendër të vëmendjes aspektin fizik dhe harmoninë në grup. Grupi është tashmë i plotë, pas mbërritjes së sulmuesit kosovar Selmani, ndërkohë që më herët janë bashkuar edhe përforcimet nga Brazili dhe Armenia – pjesë e një merkatoje të ndërtuar me kujdes dhe vizion nga drejtuesit e klubit. 

Ky është një moment kyç për konsolidimin e skuadrës. Pas triumfit në Superiore, Egnatia nuk ndalet, por kërkon të shtrijë suksesin edhe përtej kufijve. Objektivi është i qartë: kalimi i disa tureve në Ligën e Kampionëve dhe përfaqësimi dinjitoz i futbollit shqiptar në skenën ndërkombëtare. 

PANORAMASPORT.AL