ABISSNET SUPERIORE, FINAL FOUR/ Çdo gjë është e caktuar, mësoni renditjen dhe kalendarin e ndeshjeve të katër skuadrave që luftojnë për trofeun
Java e 36 në Kategorinë Superiore i ka dhënë fund sezonit të rregullt dhe ka vulosur edhe renditjen përfundimtare të kampionatit për të katër skuadrat që do të marrin pjesë në Final Four.

Në bazë të renditjes aktuale, me përgjysmimin e pikëve, skuadrat e Vllaznisë, Egnatias dhe Dinamos që e mbyllën kampionatin me numër tek pikësh, “humbin” nga një të tillë, ndërsa Elbasani ka një përgjysmim të rregullt të 62 pikëve të saj.

RENDITJA NË FILLIMIN E FINAL FOUR
Vllaznia 31 pikë, Elbasani 31 pikë, Egnatia 28 pikë, Dinamo 24 pikë.
KALENDARI
Java 1
Vllaznia-Dinamo (E shtunë, 16 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Elbasani-Egnatia (E diel, 17 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Java 2
Vllaznia-Egnatia (E shtunë, 23 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Elbasani-Dinamo (E diel, 24 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Java 3
Egnatia-Dinamo (E premte, 29 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Vllaznia-Elbasani (E diel, 31 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
PANORAMASPORT.AL













