16 gola larg skuadrës/ Formacioni, ja si formatohet Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2025 | 23:20

16 gola larg skuadrës/ Formacioni, ja si formatohet Tirana

Me një llogari të thjeshtë, Tiranës i janë larguar 12 vetë. Një skuadër e plotë, ndërsa katër lojtarë të tjerë janë në dyshim për të qëndruar apo jo.

tirana

Ekipi këtë sezon shënoi 44 gola, ndërsa 16 prej tyre janë shënuar nga lojtarët e larguar. Thënë shkurt, bardheblutë nuk do të kenë më shumë se 36 përqind të golave për sezonin e ri futbollistik.

Te Tirana në qetësi janë larguar disa lojtarë gjatë kësaj vere. Bëhet fjalë për futbollistë titullarë dhe jo vetëm. Ka edhe nga ata që janë në fund kontrate. Gjithsesi, duke parë situatën që firma nuk ka, gazeta ka llogaritur lojtarët që janë nën kontratë dhe mund të bëjnë formacionin bardheblu.

Bëhet fjalë për një 11-she që në letër është shumë e fortë. Madje Tirana ka edhe disa lojtarë rezervë. Në pamje të parë, ekipi është i mirë, por skuadra duhet të përforcohet në reparte të caktuara që të ketë alternativa të mundshme.

tirana

PANORAMSPORT.AL