Zyrtarizohen Peqini e Malindi, në bisedime edhe me Dibrën

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Korrik 23, 2015 | 19:44

Zyrtarizohen Peqini e Malindi, në bisedime edhe me Dibrën

peqiniRoland Peqini dhe Enco Malindi zyrtariozhen te Tërbuni. Mbrojtësi dhe sulmuesi do të jenë pjesë e pukjanëve për sezonin e ri.

Vetë trajneri Samuel Nikaj për “Panorama Sport” shprehet tejet i kënaqur me afrimet e deritanishme, ndonëse qartëson se grupi do të përbëhet vetëm nga 25 lojtarë dhe listën do ta publikojë shumë shpejt.

“Plotësimi i organikës me lojtarë cilësorë i bën mirë ekipit. Konkurrenca shtohet, por në fushë do të zbresin ata që e meritojnë. Të dy këta lojtarë të afruar rishtas janë me vlera të padiskutueshme dhe mendoj se do të na shërbejnë. Presidenca i ka objektivat e qarta, ku konfirmon ambiciet e këtij klubi për t’u ngritur në objektivat më të larta të këtij kampionati. Jemi thuajse gati, përveç sulmit. Po vazhdojmë bisedimet me dy sulmues nga Mali i Zi, megjithatë ne po presim ende një përgjigje nga sulmuesi Ribaj. Një tjetër emër, me të cilin kemi nisur kontaktet, është edhe Arsen Dibra. Shkodrani para disa sezoneve ka qenë pjesë e kësaj skuadre kur ishte në Kategorinë e Parë. Nëse do ne do të gjejmë gjuhën e akordit me këta elementë, mendoj se do të jemi gati për të përballuar elitën. Unë së shpejti do të bëj listën prej 25 lojtarësh dhe pastaj do të nisemi drejt qytetit të Pukës për fazën përgatitore”, përfundoi trajneri. Sakaq, te pukjanët është rikthyer edhe një “ish””, pikërisht Klodian Sulollari, i cili ka qenë pjesë e ekipit dy sezone më parë.

Përgatiti: Ditmir Pema






www.minuta90.com