ZYRTARE/ Vjen konfirmimi, Sharl Lëklerk firmos kontratën e re me skuderinë e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 19:41

ZYRTARE/ Vjen konfirmimi, Sharl Lëklerk firmos kontratën e re me skuderinë e…

Sharl Lëklerk do të vazhdojë të jetë pjesë e skuderisë së Ferrarit edhe pas vitit 2024.

leklerk

Lajmin e ka dhënë vetë “kokëkuqja”, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se bashkëpunimi i monegaskut dhe skuderisë italiane do të vazhdojë.

Lëklerk ka qenë pjesë e Akademisë së Ferrarit që nga viti 2018, teksa në 2018 debutoi në Formula 1 me Sauber. Pas vetëm një viti ai u bë pjesë e Ferrarit, teksa më vonë i zuri dhe vendin si pilot i parë Sebastian Vetelit.

“Jam vërtet i lumtur që do të veshë ngjyrat e skuderisë së Ferrarit për më shumë sezone të tjera”, ishin fjalët e 26-vjeçarit pas rinovimit të kontratës, teksa objektivi vazhdon të jetë i njëjti, titulli kampion si pilot dhe si konstruktor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"