ZYRTARE/ Vetëm 1 fitore në 15 javë, klubi i Premier Ligës i beson stolin trajnerit që ngriti Lestërin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 21:53

ZYRTARE/ Vetëm 1 fitore në 15 javë, klubi i Premier Ligës i beson stolin trajnerit që ngriti Lestërin

Skuadra e Uatfordit ka zgjedhur si trajnerin e tij deri në përfundim të sezonit Najxhel Pirsënin. ‘’Grerëzat’’ e konfirmuan lajmin në faqen e tyre zyrtare.

Watford

‘’Jemi shumë të gëzuar që konfirmuam në krye të pankinës sonë Najxhel Pirsënin deri në përfundim të sezonit’’, shkruhet në komunikatën zyrtare në ‘’Twitter’’ të Uatfordit.

Skuadra angleze po kryen një sezon katastrofal duke u renditur në vendin e fundit të kampionatit anglez me vetëm 1 fitore pas 15 javësh dhe në total 8 pikë të grumbulluara

Nigson

Pirsën ka drejtuar dy herë në të kaluarën Lestërin (2008-2010 dhe 2011-2015). Herën e fundit, ai arriti ta ngjiste Lestërin në elitën e futbollit anglez, ndërsa një sezon më pas Lestëri habiti të gjithë botën duke u shpallur kampion i Anglisë me italianin Klaudio Ranieri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"