ZYRTARE/ U largua nga Dinamo pak javë më parë, mbrojtësi prezantohet tek Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 9:26

ZYRTARE/ U largua nga Dinamo pak javë më parë, mbrojtësi prezantohet tek Laçi

Mbrojtësi Indrit Prodani është zyrtarisht lojtari më i ri i Laçit. 25-vjeçari është zyrtarizuar nga bardhezinjtë pikërisht pak orë para duelit me Dinamon.

Idrit Prodani

Tashmë ai mund të debutojë me skuadrën e Laçit pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij nga e cila u largua pak javë më parë.

Në fakt për mbrojtësin është një rikthim në shtëpi, pasi në të kaluarën ka luajtur për kurbinasit teksa tashmë rikthehet për të dhënë maksimumin dhe për të ndihmuar bardhezinjtë në arritjen e objektivave.

Postimi i plotë

? ?????? ??????? ????????? ??̈ ????̈??

? KF Laçi njofton se mbrojtësi i majtë, Indrit Prodani, rikthehet në ekipin tonë pas eksperiencave me Kastriotin dhe Dinamon.

?️ I urojmë Indritit suksese me fanellën ⚪⚫

? Para Laçi!


View this post on Instagram

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"