ZYRTARE/ Tjetër afrim në merkato, Ballkani i Ilir Dajës prezanton sulmuesin 21-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 20:57

ZYRTARE/ Tjetër afrim në merkato, Ballkani i Ilir Dajës prezanton sulmuesin 21-vjeçar

Pas rikthimit të Meriton Korenicës, Ballkani i Ilir Dajës, ka zyrtarizuar ditën e sotme, një tjetër afrim në repartin ofensim. Bëhet fjalë për sulmuesin Pape Oumar Sise.  

Pape-Oumar-Cisse-750x502

21-vjeçari është 1.85 cm i gjatë dhe ka firmosur me kampionët e Kosovës, pas aventurave të mëparshme me Avecanon dhe Xhilianovën në Itali si dhe me Brera Strumicën në elitën e futbollit maqedonas.  

Sise iu bashkua Ballkanit, si futbollist i lirë dhe do të jetë një forcë e shtuar në sulm. Kujtojmë që së fundmi emra të lakuar në merkaton e skuadrës së Ilir Dajës kanë qenë edhe Albers Keko i Partizanit si dhe Denison i Dinamos.  

NJOFTIMI I BALLKANIT: 

Repartit sulmues të skuadrës i bashkohet edhe senegalezi Pape Oumar Cisse. Futbollisti 21 vjeç, i gjatë 1,85m, do të jetë armë shtesë e kampionëve tanë drejt objektivave në vazhdimësinë e garave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"