ZYRTARE/ Tirana prezanton Redon Xhixhën, sulmuesi 22-vjeçar firmos për 3 vite me bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2021 | 18:34

ZYRTARE/ Tirana prezanton Redon Xhixhën, sulmuesi 22-vjeçar firmos për 3 vite me bardheblutë

Tirana ka bërë një goditje të madhe në merkato duke afruar sulmuesin e Laçit, Redon Xhixhën.

redon xhixha

22-vjeçari ka firmosur për 3 vite me bardheblutë duke vazhduar karrierën e tij përsëri në Superiore. Prej kohësh u fol për një transferim të Xhixhës në radhët e Tiranës, por disa detaje burokratike me kurbinasit frenuar zyrtarizimin e sulmuesit si lojtarin e bardhebluve.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit të Tiranës në ‘’Facebook’’, duke e vënë Xhixhën menjëherë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.

Postimi i KF Tirana

Mirëseerdhe Redon Xhixha!
Merkatoja e kësaj vere vjen me zyrtarizimin e lojtarit Redon Xhixha. I riu kaloi një sezon fantastik duke qënë një aset i rendësishëm i superiores, gjë që ka bindur drejtuesit e klubit se e ardhmja e tij duhet të jetë bardheblu. Sulmuesi i bashkohet skuadrës për 3 sezonet e ardhshme dhe është tashmë nën urdhërat e trajnerit Shehi. ✍??

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"