ZYRTARE/ Synon të mos zhgënjejë në Superiore, Kastrioti siguron futbollistin nga vendi i “sambës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 16:12

ZYRTARE/ Synon të mos zhgënjejë në Superiore, Kastrioti siguron futbollistin nga vendi i “sambës”

Kastrioti siguroi transferimin e dytë për ditën e sotme. Krutanët zyrtarizuan sulmuesin brazilian Devid Silva.
118170035_3198833553566173_3138105211149554076_o
24-vjeçari ka firmosur një kontratë dy-vjeçare dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit.

Kastrioti synon të lërë gjurmë në Kategorinë Superiore këtë sezon pasi u rikthye pas një edicioni në Kategorinë e Parë.

Njoftimi i Kastriotit

Devid Silva i bashkohet Kastriotit!

KS Kastrioti njofton afrimin e lojtarit brazilian Devid Silva. Sulmuesi 24 vjeçar ka firmosur kontratën që e lidh për dy vitet e ardhshme me Kastriotin. Lojtari që prej seancës së pasdites do ti bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje. I urojmë suksese me fanellën e re.

kruja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"