ZYRTARE/ Stoli i besohet një shkodrani, klubi i Kategorisë së Dytë emëron trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2023 | 20:14

ZYRTARE/ Stoli i besohet një shkodrani, klubi i Kategorisë së Dytë emëron trajnerin e ri

Tërbuni ka gjetur trajnerin për sezonin e ri, me klubin pukjan që ka prezantuar Altin Xhahysën në krye të stolit.

xhahysa

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi që u rrëzua në Kategorinë e Dytë, me 49-vjeçarin që ka firmosur kështu një kontratë një-vjeçare.

Xhahysa ka qenë gjithashtu një ish-lojtar i Tërbunit në vitet 2009-2011 dhe objektivi i tij si trajneri i pukjanëve do të jetë rikthimi në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"