Zyrtare/ Shkurtaj firmos me Kukësin, ja detajet e marrëveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2019 | 15:52

Zyrtare/ Shkurtaj firmos me Kukësin, ja detajet e marrëveshjes

Nuk ka më dyshime, Vasil Shkurtaj është zyrtarisht lojtar i Kukësit. Pas negociatave të gjata mes sulmuesit të Luftëtarit dhe drejtuesve të klubit verilindor, është arritur më në fund marrëveshja dhe vlonjati ka firmosur për 2 vjet.

Shkurtaj Tirana Luftetari

“Panorama Sport” mëson se shtatlarti do të përfitojnë një rrogë prej 8 mijë eurosh në muaj te Kukësi, duke qenë se edhe te gjirokastritët ishte i mirëpaguar (6 milionë e 200 mijë lekë të vjetër në muaj). Pas shumë diskutimesh, palët duket se kanë gjetur një rrugë të mesme, me lojtarin që është bindur.

Autori i shtatë golave në kampionat gjatë pjesës së parë të këtij sezoni ishte nën kontratë me Luftëtarin deri në janar të vitit 2020. Mirëpo, presidenti Safet Gjici vendosi të blente kartonin te Luftëtari, duke paguar një shumë prej 70 mijë eurosh.

Ndërkohë, sot në të gdhirë, në orën 02:45, ekipi do të niset drejt Antalias, për të nisur edhe fazën përgatitore në Turqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"