ZYRTARE/ Përforcim për Europën, Partizani nënshkruan me mbrojtësin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 15:49

ZYRTARE/ Përforcim për Europën, Partizani nënshkruan me mbrojtësin e Kukësit

Partizani ka arritur marrëveshjen me Kukësin për transferimin në formë huazimi të mbrojtësit Edison Ndreca.

ndreca

 

27-vjeçari do t’i bashkohet “Demave” për fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës dhe do të rikthehet përsëri te verilindorët në përfundim të tyre për të qenë pjesë e organikës së skuadrës për sezonin e ardhshëm .

Njoftimin për arritjen e marrëveshjes e ka dhënë vetë Kukësi nëpërmjet një komunikate në “Facebook” i cili i ka uruar suksese Ndrecës dhe Partizanit në aventurën e re së bashku, me zyrtarizimin e marrëveshjes që u publikua edhe nga ana e Partizanit me një status tjetër po në “Facebook”.

NJOFTIMI I KUKËSIT NË “FACEBOOK”:

NJOFTIM I KLUBIT!
? FK Kukësi ka arritur marrëveshjen me FK Partizanin për huazimin e mbrojtësit Edison Ndreca për ndeshjen e Kupave të Europës. Edison Ndreca do të rikthehet në skuadër pas përfundimit të fazës kualifikuese që Partizani ka në UEFA Conference League. Klubi i Kukësit i uron suksese mbrojtësit Ndreca dhe Partizanit në Europë.
NJOFTIMI I PARTIZANIT NË “FACEBOOK”:
FK Partizani njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me FK Kukësin për huazimin e lojtarit Edison Ndreca. Mbrojtësi i majtë, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë? si përforcim në kuadër të ballafaqimeve në Kupat e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"