ZYRTARE/ Partizani mendon për të ardhmen, talenti i Kombëtares U-17 firmos me të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2023 | 15:45

ZYRTARE/ Partizani mendon për të ardhmen, talenti i Kombëtares U-17 firmos me të kuqtë

Partizani është duke menduar për të ardhmen, teksa ditën e sotme ka afruar në ekipin e parë edhe mesfushorin Tedi Malaj, që vjen nga ekipi i 19-vjeçarëve, duke firmosur kontratë profesioniste me “Demat”. 

jgdfng

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Futbollisti është prezantuar sot zyrtarisht në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”. Vlen të theksohet fakti se Malaj është pjesë edhe e Kombëtares U-17 të Shqipërisë.

Postimi i plotë

Tedi Malaj vishet i kuq. Mesfushori premtues tashmë do të jetë pjesë e organikës së Partizanit U-19. Malaj njëkohësisht një nga lojtarët kryesorë të ekipit tonë kombëtar U-17 është ndër afrimet më cilësore të kësaj moshe. Lojtari është prezantuar sot zyrtarisht në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"