Zyrtare/ Muzaka rikthehet në Korçë, firmos me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2017 | 12:07

Zyrtare/ Muzaka rikthehet në Korçë, firmos me Skënderbeun

Skënderbeu duket se i ka lënë për në fund të merkatos lëvizjet e bujshme. Pas përforcimit me talentin e Teutës, Nazmi Gripshi, për 60 mijë euro, burime pranë klubit korçar konfirmuan ekskluzivisht për “Panorama Sport” se drejtuesit kanë arritur akordin për të rikthyer në Korçë mesfushorin e krahut të djathtë Gjergji Muzaka.

Muzaka ne aksion

Futbollisti u largua disa ditë më parë nga Tirana duke zgjidhur kontratën me bardheblutë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Ai e fitoi gjyqin duke marrë të drejtën e dëmshpërblimit me 107 milionë lek të vjetër nga kryeqytetasit.

Muzaka në Korçë gjen një ambient mjaft të njohur sepse aty ka fituar 3 tituj kampion, në vitet 2011, 2012 dhe 2014. Ai gjithashtu bashkohet me trajnerin Ilir Daja me të cilin punoi për një periudhë kohe te Tirana. Ende nuk bëhen të ditura detajet e kontratës, por për Muzakën ky duket se është shansi i fundit për të rigjetur formën e tij optimale në nivelet e larta të futbollit shqiptar.

Zyrtarizimi nga klubi

skenderbeu fb muzaka

Postimi i Skënderbeut në Facebook

Pas lajmit të publikuar nga “Panorama Sport”, erdhi dhe zyrtarizimi nga ana e klubit të Skënderbeut me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Gjergji Muzaka është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Mesfushori ka arritur akordin me presidetin Takaj dhe sot do i bashkohet ekipit. Kjo është hera e tretë që Muzaka vishet bardhekuq pas sezoneve 2011/12 dhe 2013/14 ku në 71 ndeshje zyrtare ka shënuar 20 gola”, shkruhet në njoftimin e korçarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"