Zyrtare/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare rikthehet në Kroaci, i bashkohet ish-trajnerit të Partizanit tek Osijeku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 18:44

Zyrtare/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare rikthehet në Kroaci, i bashkohet ish-trajnerit të Partizanit tek Osijeku

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Enis Çokaj, pjesën e dytë të sezonit futbollistik do ta zhvillojë në Kroaci.  Çokaj (24-vjeç) ka nënshkroi për Osijekun gjatë ditës së sotme, ku edhe është prezantuar.

COKAJ

Mesfushori shqiptar veshi fanellën e Lokomotivës së Zagrebit nga vera e vitit 2019 deri në verën e vitit 2022, ku më pas kaloi në Greqi. Çokaj ka mbërritur mbërriti në formë huazimi nga Panathinaikos deri në fund të sezonit me opsion blerjeje së kartonit të mesfushorit. Çokaj menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Zoran Zekiç.

Duhet theksuar se prej kohësh ish-trajneri i Partizanit ka insistuar që të ketë në ekip mesfushorin shqiptar, të cilit i ka leverdisur ky kalim me shpresën për të luajtur më shumë dhe për të mos humbur nga radari i trajnerit të kombëtares shqiptare, Silvinjo Mendes.

 

 

;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"