Zyrtare, Loret Sadiku firmos me turqit e Mersinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2014 | 10:15

Zyrtare, Loret Sadiku firmos me turqit e Mersinit

Loret SadikuLoret Sadiku do ta vazhdojë karrierën në Turqi te skuadra e Mersinit. Lajmi është zyrtarizuar dje në mbrëmje nga vetë futbollisti, i cili është prezantuar te skuadra e re. “Miq të mi, të dashur tifozë, tashmë ju informoj se edhe zyrtarisht për 3 vitet e ardhshme do të jem futbollist i klubit turk, Mersin, tashmë anëtar i Superligës turke. Faleminderit për përkrahjen tuaj”, shkruante dje Sadiku. Ndërkohë, lajmin e konfirmoi edhe drejtori i klubit të Helsinborgut, Jesper Janson: “Jemi të trishtuar që kemi humbur një lojtar të talentuar si Sadiku, por gjithsesi i urojmë fat në aventurën e tij të re. Loreti ka pasur dëshirë të luajë në Turqi dhe ne ramë dakord për këtë transferim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"