ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Teuta huazon Taulant Seferin për sfidat në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2021 | 23:00

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Teuta huazon Taulant Seferin për sfidat në Champions

Ashtu siç e zbuloi “Panorama Sport”, Taulant Seferi do të jetë pjesë e Teutës për ndeshjet që “djemtë e detit” do të zhvillojnë në kualifikueset e Champions-it.

taluant seferi

Lajmin u konfirmua nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një postimi në “Facebook” duke falënderuar dhe presidentin e Tiranës për bashkëpunimin në këtë rast.

Postimi i KF Teuta

?Taulant Seferi huazohet per Kupat e Europes tek Teuta?
Emri i katërt që i është bashkuar projektit evropian të kampionëve të shqipërisë është futbollisti i kombëtares Taulant Seferi. Ai do t’i bashkohet ekipit në formë huazimi. Seferi do të jetë një ndihmë e madhe në UEFA Champions League. Drejtuesit e Teutës falënderojnë presidentin e KF Tirana për bashkëpunimin dhe lejimin e futbollistit për t’u afruar me Teutën. Seferi do t’i bashkohet skuadrës sot në seancën e rradhës stërvitore që do të zhvillohet në Ohër. #welcometaulantseferi #forcateuta??

Teuta huazon sulmuesin e Tiranës për Champions, Martini ka luksin të zgjedhë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"