ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Laçit firmos me skuadrën e trajnerit vlonjat 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 22:02

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Laçit firmos me skuadrën e trajnerit vlonjat 

Ish-mbrojtësi i Laçit, Marko Roganovic i është bashkuar Gjilanit të Gentjan Mezanit, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2025. 

ROGANOVIC

Ka qenë klubi gjilanas që ka zyrtarizua transferimin e malazezit që së fundmi ishte pjesë e UTA Arad në kampionatin rumun. Roganoviç, përveçëse të Laçika luajtur më parë edhe me Titogradi, Cetinje dhe Mladost. 

NJOFTIMI I GJILANIT:  

Sport Club Gjilani komunikon me kënaqësi angazhimin e futbollistit Margo Roganovic. 

Marrëveshja a firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi. 

27 vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për të forcuar edhe më shumë repartin defansiv. Në edicionin e fundit ai ishte pjesë e klubit të njohur rumun Uta Arad. 

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Roganovic dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"