Zyrtare/ Goditja e parë në merkato, Partizani prezanton Bruno Telushin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 13:21

Zyrtare/ Goditja e parë në merkato, Partizani prezanton Bruno Telushin

Partizani ka zyrtarizuar ditën e sotme mesfushorin vlonjat Bruno Telushi, i cili vjen nga radhët e Slaven Belupo. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka bërë publike arritjen e marrëveshjes me 27-vjeçarin.

Telushi

Telushi ka firmosur një kontratë për 2 vite e gjysëm. Pas hedhjes së firmës, mesfushori është prezantuar nga drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama. Vlonjati doli në stërvitje me Partizanin ditën e martë, ndërsa sot u prezantua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"