ZYRTARE/ Flamurtari nuk ndalet në merkato, rikthen mesfushorin në skuadër pas 5 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 9:50

ZYRTARE/ Flamurtari nuk ndalet në merkato, rikthen mesfushorin në skuadër pas 5 vitesh

Flamurtari vazhdon të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës, teksa ka rikthyer në skuadër mesfushorin Lancinet Sidibe. 26-vjeçari nga Guinea do të jetë pjesë e kuqezinjve për sezonin e ri, duke përforcuar më shumë në këtë mënyrë repartin e mesfushës.

sidibe

Sidibe e njeh mirë ambientin në Vlorë, duke qenë se në të shkuarën ka luajtur me kuqezinjtë. Sidibe transferohej te Flamurtari nga Besëlidhja dhe pas një sezoni, rikthehej sërish te Besëlidhja për të kaluar më pas te Teuta e Tirana në Superiore dhe së fundmi, edhe te Dinamo para 2 sezonesh, kur edhe Dinamo ra nga Kategoria.

Ditët në vijim, pritet që Sidibe të jetë gati për trajnerin Emiljano Çela, i cili tashmë duket se e ka plotësuar skuadrën dhe po i jep dorën e fundit përgatitjeve për sezonin e ri që nis pas pak ditësh.

flamurtar

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"