ZYRTARE/ E konfirmon Zrinjski, Ismajlgeci huazohet te kampionët e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2023 | 23:08

ZYRTARE/ E konfirmon Zrinjski, Ismajlgeci huazohet te kampionët e…

Tjetër afrim big i Ballkanit të Ilir Dajës. Pas sulmuesit Arb Manaj të zyrtarizuar disa ditë më parë, kampionët e Kosovës, kanë siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Tiranës, Marsel Ismajlgeci.  

page-39

Mbrojtësi i majtë bashkohet me Ballkanin si huazim nga skuadra boshnjake Zrinjski Mostar deri në fund të edicionit. Lajmi është konfirmuar nga vetë Zrinjski nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.  

“Zrinjski Mostar dhe kampioni aktual i Kosovës FC Ballkani pranuan huazimin e Marcel Ismajlgecit deri në fund të sezonit aktual. Mbrojtësi shqiptar erdhi në radhët tona në merkaton dimërore të sezonit të kaluar në të cilën bëri dhjetë paraqitje. Marselit i urojmë shumë fat dhe suksese në fanellën e Ballkanit”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit boshnjak. 

Mbetet të shihet me mjaft kureshtje se cili do të jetë roli i Ismajglecit te Ballkani, pasi në krahun e majtë të mbrojtjes, suharekasit kanë dy alternativa si Trashi dhe Patoku.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"