ZYRTARE/ E konfirmon vetë Milani, futbollistja me origjinë shqiptare vishet kuqezi (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 22:30

ZYRTARE/ E konfirmon vetë Milani, futbollistja me origjinë shqiptare vishet kuqezi (FOTO)

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, është zyrtarizuar përfundimisht si lojtarja më e re në radhët e Milanit të femrave.

kosovare asllani 1

Pas largimit të saj nga Reali i Madridit për shkak dhe të pakënaqësive që ajo tregoi, futbollistja që përfaqëson Suedinë do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi në Itali sezonin e ardhshëm.

Lajmin për zyrtarizimin e Asllanit e ka publikuar vetë klubi i Milanit, me “Ibrahimoviçin femër” që mund të quhet një nga goditjet më të mëdha të kësaj merkatoje.

 


View this post on Instagram

A post shared by AC Milan (@acmilan)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"