Zhoao Feliks kundër tifozëve të Atletikos: Nuk e dinë ç’kam kaluar!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 22:17

Zhoao Feliks kundër tifozëve të Atletikos: Nuk e dinë ç’kam kaluar!

Sulmuesi i Barcelonës Zhoao Feliks ka përjetuar një mbrëmje të vështirë në “Metropolitano”. Ai është kthyer në Madrid duke luajtur kundër Atletikos, ekipit që zotëron kartonin e tij.

2092224366.0

Dhe tifozët “colchoneros” nuk e kanë kursyer aspak, duke përdorur të gjithë spektrin e ofendimeve në adresë të tij. Portugezi i është përgjigjur duke shënuar për Barcelonën. Ishte goli i tij që i hapi rrugën suksesit të katalanasve 0-3 në Madrid.

Pas ndeshjes ai i është përgjigjur tifozëve dhe verbalisht. “Tifozët në tribuna nuk i dinë gjërat që kanë ndodhur këtu gjatë kohës që kam qenë këtu. Ajo që ata thonë nga jashtë është se unë shkoj keq me ishshokët e mi të skuadrës, dhe kjo nuk është e vërtetë. Unë shkoj mirë me të gjithë shokët e mi tek Atletiko, kjo është e vërteta e madhe” komentoi ai për “ESPN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"