Zgjedhjet e Ilir Dajës ndaj Laçit, Osmani dhe Muzaka rikthehen në rolet natyrale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 10:21

Zgjedhjet e Ilir Dajës ndaj Laçit, Osmani dhe Muzaka rikthehen në rolet natyrale

Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet për takimin e sotëm ndaj Laçit, teksa në seancën e fundit trajneri kryeqytetas ka vendosur ekipin në fushë për të zbardhur edhe formacionin. Nuk do të ketë ndryshime nga ato që trajneri Ilir Daja ka provuar në seancat e tjera stërvitore.

skenderbeu

E sigurt është që si Jashanica, ashtu edhe Aliti, që vetëm dje u kthyen nga impenjimi me Kombëtaren e Kosovës, do të lihen pushim për këtë takim. Ata do ta nisin ndeshjen nga stoli, për të parë në pjesën e dytë nëse do të jetë i nevojshëm aktivizimi apo jo.

Në portë do të jetë Shehi si zakonisht titullar, ndërsa menjëherë pas tij Vangjeli do të vendoset djathtas dhe Mici në të majtë të mbrojtjes. Në qendër Radas do të formojë dyshen së bashku me Osmanin. Mesi i fushës do të jetë pronë e Sabjen Lilajt dhe Bruno Ditës, që do të kenë mbështetjen edhe të Afrim Takut, i cili do të zhvendoset në qendër.

skenderbeu formacioni

Në krahun e majtë të sulmit do të luajë Xhejms dhe në të djathtë Muzaka, i cili do të mbështesë Ali Souen në majën e sulmit. Risi është kthimi i Muzakës në rolin e tij të preferuar, pikërisht në krahun e djathtë të mesfushës. Lojtari tiranas po kalon një moment të mirë dhe është përdorur nga trajneri Daja në disa pozicione, duke justifikuar besimin.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"