Zbulohet skandali me boksierin që ndërroi jetë në Shkodër, kishte hyrë në Shqipëri me dokumenta false

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2019 | 21:23

Zbulohet skandali me boksierin që ndërroi jetë në Shkodër, kishte hyrë në Shqipëri me dokumenta false

Një lajm i rëndë tronditi botën e sportit ditën e shtunë. Një boksier bullgar ndërroi jetë në ring, pas nja ataku kardiak.  Ndërkohë ditën e sotme është zbuluar edhe skandali në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Boksieri

Boksieri bullgar i cili humbi jetën në Shkodër, nuk ishte Jezus Veliçkov, por Boris Stankov, i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet me dokumenta të falsifikuara.

Nuk dihet ende arsyeja se përse stafi dhe trajneri bullgar e ka rrezikuar Boris Stankov të garojë me dokumenta false të një kushëriri të tij boksier profesionist. I pyetur nga mediat bullgare vetë Veliçkov, i cili u njoftua fillimisht se humbi jetën ka deklaruar: “Kishte që nga viti 2018 që mbante kartën time të identitetit, ai më thoshte se nuk ka problem pasi trajneri e dinte këtë gjë.”

Boksieri nderron jete

I çuditshme është fakti që të dy boksierët nuk kanë ndonjë ngjashmëri me njëri-tjetrin, përpos kësaj, për të marrë pjesë në një aktivitet të tillë të boksit profesionist, duhen tre dokumenta kryesore një licencë prej boksieri profesionist, duhet të ketë autorizim dhe duhet që të ketë lejen e federatës dhe kartelën mjekësore. Nuk dihet nëse të gjitha këto dokumente kanë qenë dhe në rregull apo të falsifikuara që janë paraqitur ndaj organizatorëve të cilët më pas e lejuan të marrë pjesë në këtë aktivitet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"