Zbulohet lista e AF Luftëtarit, 23 lojtarë bëhen gati për ringritjen e klubit gjirokastrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 13:38

Zbulohet lista e AF Luftëtarit, 23 lojtarë bëhen gati për ringritjen e klubit gjirokastrit

Të enjten nis zyrtarisht Kategoria e Tretë. AF Luftëtari do të diskutojë ngjitjen me 5 ekipe të tjera, konkretisht: Osumin, Murlanin, Spartakun, Kinostudion dhe Drinin. Gjirokastritët janë zyrtarisht gati për të nisur këtë rrugëtim, pasi prej një muaji po përgatiten me ritëm të lartë nën drejtimin e Dritan Kristidhit. Federimet do të dorëzohen nesër në FSHF, e megjithatë gazeta “Panorama Sport” zbulon se cilët janë 23 futbollistët që do të përfaqësojnë bluzinjtë në sezonin më të vështirë në histori.
af luftetari
Pjesë e organikës u bë edhe Skerdi Matushi, i cili u “divorcua” me Butrintin këtë merkato dimri. Këtë vendim e mori vetëm për të veshur fanellën e ekipit “mëmë”. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, ai shprehet: “Për mua është ndjesi e veçantë që u riktheva në familjen e madhe gjirokastrite. Jam i kënaqur për këtë rikthim te skuadra ku u linda dhe u formova si futbollist. Luftëtari është një ekip me histori dhe emër të madh. Vërtet do të përfaqësohemi në Kategorinë e Tretë dhe vështirësitë janë prezente, por me punën e drejtuesve dhe tonën si lojtarë, do t’ia dalim në këtë garë të fortë e të vështirë. Kundërshtarët nuk i njohim, por njohim forcën dhe karakterin tonë si lojtarë. Besoj se do ta nisim mbarë këtë aventurë. Takimin e parë do ta luajmë me FK Drini dhe në fushë do të hyjmë për fitore”.

LISTAAAA
TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"