Ylli 23-vjeçar me një mal me rekorde/ Haland një përbindësh në Champions, 41 gola në 37 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 20:47

Ylli 23-vjeçar me një mal me rekorde/ Haland një përbindësh në Champions, 41 gola në 37 ndeshje

Erling Haland është vetëm 23 vjeç, por sul muesi i Mançester Sitit ka rishkruar librat e rekordeve që kur ai hyri në garë me një tripletë në pjesën e parë të debutimit të tij, duke u bërë gjithashtu lojtari i tretë që shënon pesë herë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve.

haland

Sa gola ka shënuar në Champions?

Erling Haland ka shënuar 41 gola në vetëm 37 ndeshje në Ligën e Kampioneve, një rekord. Ai është ende vetëm 23 vjeç dhe luan sezonin e tij të pestë në kompeticion.

Por sulmuesi norvegjez tashmë është i 17-ti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave dhe ka kaluar që tani emra si Samuel Eto, Antuan Griezman, Kaka dhe Uejn Runi. Ai ka shënuar sa Serxho Aguero dhe të radhës që pritet të kalojë janë Alesandro Del Piero dhe Nejmar.

Sulmuesi i Sitit, i lindur në Lids, shpërtheu në skenë te Salcburgu në vitin 2019, duke u bërë lojtari i parë dhe deri tani i vetmi, që shënoi një tripletë në pjesën e parë në debutimin e tij, në një fitore 6-2 kundër Genkut. Ai shënoi në pesë paraqitjet e tij të para në Ligën e Kampioneve (një rekord me tetë gola gjithsej), duke u bërë vetëm njeriu i tretë që arrin këtë sukses pas Alesandro Del Pieros dhe Diego Kostës.

2

Haland u transferua në Dortmund pas fazës së grupeve të sezonit 2019-20 dhe dy gola në paraqitjen e tij të parë në Champions për klubin gjerman e çuan atë në dopio shifra golash në kompeticion, pas shtatë ndeshjesh atëherë (një tjetër rekord).

Që atëherë ai ka vendosur rekorde të ngjashme për 15 golat më të shpejtë (12 ndeshje), 20 gola (14) dhe, pas transferimit të tij te Mançester Siti në verën e vitit 2022, 25 gola (20), 30 gola (25) dhe 35 gola (27 ndeshje).

Në moshën 22 vjeç e 272 ditë, ai ishte gjithashtu lojtari më i ri që i arrinte këto rekorde. Goli i tij në ndeshjen e 5-të kundër Lajpcigut në sezonin 2023-24 e bëri atë gjithashtu më të shpejtin (35 ndeshje) dhe më të riun (23 vjeç 130 ditë) me 40 gola në kompeticion.

1

Kujt i ka shënuar?

Haland është përballur me 19 skuadra të ndryshme në Champions dhe ka shënuar kundër 14 prej tyre. Vetëm Ajaksi, Mançester Siti (kur ishte në Dortmund), Reali i Madridit, Interi dhe Crvena Zvezda e kanë bllokuar norvegjezin me sukses. Tetë nga golat e tij i ka shënuar kundër kundërshtarëve belgë, ndërsa vetëm Seviljes i ka shënuar gjashtë gola në tre ndeshje.

Kur i ka shënuar?

Golat e Halandit janë shpërndarë pothuajse në mënyrë të barabartë në të dyja pjesët deri më tani, por trajnerët kundërshtarë duhet të kenë parasysh se ai bëhet më i rrezikshëm kur rivalët lodhen, në mes të pjesës së dytë.

Sa tripleta ka shënuar?

Haland ka shënuar dy tregolësha në Champions, i pari erdhi në pjesën e parë të debutimit të tij kundër Genkut në 2019. Më pas ai gjeti rrjetën dy herë në nëntë raste dhe u bë lojtari i parë që shënon më shumë se një herë në katër paraqitje radhazi në Champions ndërsa luante për Dortmundin.

Por një tjetër tripletë e iluzionoi derisa ai u bë lojtari i tretë që shënon pesë herë në një ndeshje të Championsit, në takimin e dytë të raundit të 1/8-ave kundër Lajpcigut në 2023.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"