Xhulio Mehmeti optimist, Kamza do Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2013 | 13:01

Xhulio Mehmeti optimist, Kamza do Superioren

Kamza 9Kamza prej disa ditësh ka nisur stërvitjen në kompleksin e ekipit kombëtar. Pranë ekipit priten të paktën edhe dy goditje të tjera. Afrimet do të jenë në sinkron me objektivat e kamzalinjve për të lënë pas zhgënjimin e fundit të kampionatit të kaluar dhe natyrisht për të paraqitur rinisjen e sezonit të ri me një fytyrë të re. Një prej futbollistëve të Kamzës, ardhur nga ekipet zinxhir, Xhulio Mehmeti, beson se sezonin e ri do të bëjnë një paraqitje krejt tjetër. “Ndonëse pa ndonjë emër të madh, do të shihni një skuadër e cila do të jetë një prej pretendentëve për t’u ngjitur në Superiore. Për këtë duhet edhe angazhimi i pjesës tjetër të drejtuesve, siç është bashkia”, – ka thënë mesfushori.
A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"