Vuajtën në finalizim, në Berat “qajnë”… largimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 12:39

Vuajtën në finalizim, në Berat “qajnë”… largimet

Tomori zhgënjeu në start, duke u mundur në shtëpi nga Korabi. Edhe pse bindën në lojë gjatë pjesës së parë, skuadrës i ka munguar finalizimi.

Tomori Dalipi

Mungesa e një “bomberi” u ndie menjëherë. Që pas largimit të Cankës, dihej që beratasit do të vuanin shumë në këtë drejtim. Tomori prodhon futboll të bukur dhe krijon raste, por nuk i mbetet tjetër veçse të punojë me shënjestrën.

Që në seancën e djeshme, stafi teknik është ndalur te korrigjimi i defekteve. Kohë për të “qarë” pikët e humbura nuk kanë, pasi java e dytë vjen shpejt.

Skuadra pësoi rënie fizike pas pushimit dhe Klevis Dalipi evidentoi se kjo është pasojë e fazës përgatitore të nisur me vonesë. Një tjetër ngërç vjen nga merkatoja.

Edhe pse u trumbetua se do të ndërtohej një ekip pretendent, u treguan të vonuar e të kursyer me afrimet. Tani mbetet që të menaxhohet çdo gjë me kujdes në javët në vazhdim dhe gjendet rruga e kthesës.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"