VOLEJBOLL FEMRA/ Fitore të pastra, Skënderbeu e Tirana bëjnë “detyrën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 12:55

VOLEJBOLL FEMRA/ Fitore të pastra, Skënderbeu e Tirana bëjnë “detyrën”

Superliga e volejbollit të femrave ka mbyllur të shtunën javën e 10-të, me dy takime të zhvilluara në Durrës dhe në kryeqytet.

TR

Siç edhe pritej, Skënderbeu dhe Tirana nuk e patën aspak të vështirë për të marrë fitoret ndaj Teutës dhe Lushnjës, ekipe që mbyllin tabelën. Korçaret e Orlando Kojës triumfuan pastër 3-0 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” ndaj bregdetareve, në një ndeshje të dominuar tërësisht. Takimi që luhej në Durrës shihte Skënderbeun si pritës në letër për shkak të përmbysjes së kalendarit në fazën e parë, por fusha nuk pati asnjë ndikim, teksa kualiteti dhe organizimi më i lartë i ekipit juglindor bëri diferencën në parket. Skënderbeu komandoi në të tria setet, për ti fituar ato bindshëm, përkatësisht 25-16, 25-11 dhe 25- 18, duke e mbyllur ndeshjen për 65 minuta. Kështu, pasi e kishte lëshuar kreun për më pak se 24 orë në dëm të Partizanin, Skënderbeu rikthehet shpejt në vendin e parë. Sara Malaj me 15 pikë dhe Kayla Williams me 13 mbajtën peshën në lojën sulmuese të korçareve, ndërsa për Teutën shënuesja më e mirë ishte Flavia Memolla me 10 pikë.

8

Duke kaluar në ndeshjen tjetër, ecurinë e shkëlqyer të Tiranës në këtë pjesë të dytë të sezonit nuk mund të ndërpriste kurrsesi Lushnja e vendit të fundit. Për vajzat bardheblu fitorja ndaj myzeqareve ishte një formalitet, me Tiranën që triumfoi gjithashtu në shifra të pastra 3-0. Skuadrës së Hasan Gurabardhit i mjaftuan 58 minuta për ti mbyllur llogaritë në “Farie Hoti”. Kryeqytetaset dominuan nga fillimi, teksa e fituan setin e parë 25-11. Në setin e dytë Lushnja bëri disi më mirë, duke u mundur më ngushtë, 25-19, ndërsa fraksioni i tretë nuk pati histori, me Tiranën që shpërtheu 25-8. Kamani Conteh me 14 pikë dhe Uenda Bytyçi me 12 spikatën në lojën sulmuese të Tiranës, ndërsa për Lushnjën shënueset më të mira ishin Brisilda Hasanaj dhe Albina Sema, me nga 7 pikë secila. Në dy sfidat e para të javës, të luajtura të premten, Partizani mposhti Barletin 3- 0, ndërsa Vllaznia fitoi 3-2 kundër Pogradecit.

9JHGJPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"