Vizat për kosovarët, serbët krenohen me “vëllezërit” rusë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2016 | 10:20

Vizat për kosovarët, serbët krenohen me “vëllezërit” rusë

“Panorama Sport”, që pas hedhjes së shortit të turit “play off” të Ligës së Europës, i ka kushtuar vëmendje të veçantë problemit të pajisjes me viza të futbollistëve kosovarë, për takimin e 18 gushtit në Rusi. Refuzimi i ditëve të para nga autoritetet ruse për pajisjen me vizë hyrëse në Rusi të Ylber Ramadanit dhe Labinot Ibrahimit ka bërë jehonë në mediat serbe, të cilët krenoheshin me refuzimin e “vëllezërve” rusë ndaj kosovarëve.

Untitled-1

Problemi ka gjetur pasqyrim në një pjesë të mirë të mediave të shtetit fqinj, që pa dyshim për ata konsiderohet lajm i mirë, meqenëse ka lidhje me Kosovën. Portali serb “supersport.rs”, shkrimin për çështjen e futbollistëve të Partizanit e hap me këtë titull: “Bravo vëllezër, rusët nuk lejojnë futbollistët nga Kosova që të luajnë në Krasnodar”.

Në këtë portal, por edhe në faqe të tjera, ata i referohen prononcimit të drejtorit të Përgjithshëm të Partizanit, Genc Tomori, dhënë për “Panorama Sport”, ku thuhet se Ambasada Ruse në Shqipëri i ka informuar se nuk mund të japë viza për dy futbollistët me pasaportë kosovare.

Duke ditur që Rusia nuk e njeh Kosovën, mediat fqinje pohojnë se Labinot Ibrahimi nga Prishtina dhe Ylber Ramadani nga Ferizaj, e kanë thuajse të pamundur që të pajisen me vizë nga Ambasada Ruse në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"