Vieri: Lukakun do ta mbaja gjithë jetën tek Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2023 | 19:27

Vieri: Lukakun do ta mbaja gjithë jetën tek Interi

Gjatë një interviste për “Quotidiano Sportivo”, Kristian Vieri i është rikthyer humbjes së pësuar nga Interi në finalen e Champions League, një finale në të cilën sipas ishsulmuesit zikaltërve u mungoi vetëm goli.

lukaku-silence-16-9

“Interi dominoi ndaj Mançester Sitit. Ishte më i miri në fushë dhe mungoi vetëm goli, asgjë tjetër. Por kështu është futbolli. Interi është një skuadër e madhe, e pabesueshme”, u shpreh italiani, që la mënjanë Stambollin për të folur edhe për të ardhmen e zikaltërve dhe lojtarëve të tyre.

“Unë do të mbaja gjithë jetën Lukakun tek Interi. Një si ai duhet të luajë gjithmonë, por ka nevojë për 90 minuta të plota. Sezonin e ardhshëm pres të paktën 25 gola prej tij dhe kështu edhe në ato të ardhshmet. Formon një dyshe fantastike me Lautaron”, tha ish-sulmuesi, që pyetjes mbi lojtarin për të cilin do të bënte çmenduri në merkato, i është përgjigjur.

“Do të bëja çmenduri për Milinkoviç-Saviçin. Nëse do të isha presidenti i një klubi dhe do të kisha mundësinë do ta merrja”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"