VIDEO/ Vllaznia mund me goleadë Skënderbeun, shkodranët e mbyllin vitin në katërshen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2023 | 23:59

VIDEO/ Vllaznia mund me goleadë Skënderbeun, shkodranët e mbyllin vitin në katërshen e parë

Vllaznia është konfirmuar tashmë si pretendente e rëndësishme për “Final 4”, teksa ka mundur një rivale direkte si Skënderbeu me rezultatin e thellë 5-0 n ndeshjen e fundit për vitin 2023.

bandicam 2023-12-22 18-33-00-753

Ndeshja mes dy skuadrave në fakt ishte e hapur dhe në pjesën e parë ata nuk rrezikuan shumë portat kundërshtare. Por shkodranëve u mjaftoi në këtë fraksion loje goli i Grudës për të kaluar në avantazh e për të qenë më të qetë. Ishte i njëjti lojtar ai i cili dyfishoi shifrat pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe kjo ndryshoi tërësisht tablonë e ndeshjes.

Skënderbeu u hodh plotësisht në sulm për të rihapur sfidën dhe gaboi shumë në prapavijë, duke i dorëzuar topin me vazhdimësi shkodranëve të cilët shfrytëzuan maksimalisht çdo rast. Ata shënuan me Balajn, përsëri Grudën e në fund edhe me autogolin e Frashërit që vulosi fitoren e thellë 5-0 që “blindon” vendin në katërshe për kuqeblutë në fundin e gjysmës së sezonit.

VLLAZNIA-SKËNDERBEU 5-0
29′, 49′, 79′ Gruda, 75’Balaj, 90’+2′ (ag) Frashëri

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 5-0 të Vllaznisë.

90’+2’ GOOOL VLLAZNIA! Shkodranët rifitojnë edhe një herë topin në mesfushën kundërshtare dhe me një pasim nga e djathta vjen autogoli i Frashërit. (VIDEO)

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Boshnjaku, Mala dhe Balaj dalin nga fusha e lojës për t’i bërë vend Dulajt, Selmanit dhe Bruno Gomesh.

86’ Sebastin hyn në fushën e lojës në vend të Rashicës te klubi korçar.

83’ Juriç ndëshkohet me karton të verdhë.

82’ Aksion i shpejtë i skuadrës shkodrane, topi shkon te Juriç i cili i vetëm në zonë fluturon sferën mbi traverse. (VIDEO)

82’ Zaganjori merr vendin e Alivodës te Vllaznia.

79’ GOOOL VLLAZNIA! Tregolësh për Grudën, i cili finalizon një kundërsulm të shpejtë të shkodranëve. (VIDEO)

78’ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

76’ Dodaj merr vendin e Çobës në radhët e ekipit vendas.

75’ GOOOL VLLAZNIA! Mala fiton topin në mesfushë dhe shfaqte para portierit Alia i cili ndal gjuajtjen e mesfushorit, por jo të Balajt i cili ndjek aksionin dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

74’ Merlim dhe Lika marrin vendin e Rabiu dhe Nikajt në radhët e Skënderbeut.

73’ Harkim nga e majta e sulmit korçar. Nikaj me kokë gjuan por nuk gjen portën e vendasve.

70’ Balaj nis Grudën në të majtën, ky i fundit nuk arrin ta kthejë te qendërsulmuesi me sferën e cila ndalet nga mbrojtësit.

66’ Mbajtje e topit thuajse e plotë nga korçarët tashmë, me ekipin shkodran të kthyer në mbrojtje, duke menduar për të administruar rezultatin.

61’ Rabiu ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Balajt.

59’ Zenullari nga e majta nis topin në qendër, Stojanoviç përsëri largon para sulmuesve të Skënderbeut.

56’ Mundësi e artë e Franklin për të shënuar teksa shfaqet i vetëm në zonë, por Stojanoviç ndërhyn në momentin e fundit dhe i heq topin nga këmbët para Qarrit. (VIDEO)

55’ Dumfur lë fushën e lojës i dëmtuar, duke i bërë vend Pecanit.

49’ GOOOL VLLAZNIA! Çoba nis topin për Grudën, Frashëri gabon ndërhyrjen dhe sulmuesi merr sferën duke dribluar portierin Alia dhe shënuar golin e dytë. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Vllaznisë pjesa e parë e ndeshjes.

45’+3’ Çoba merr fundoren nga e djathta dhe pason në qendër, ku Alia kontrollon me një shtrirje në tokë. (VIDEO)

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

41’ Çoba niset nga e djathta në fundore, pasimi i tij në qendër për Balajn ndalet dhe shkodranët fitojnë një këndore.

37’ Korçarët provojnë me një tjetër goditje këndi, Frashëri harkon nga e djathta për Ramos i cili e kthen me kokë për Prençin por duke mos çuar topin në destinacionin e duhur.

34’ Një tjetër goditje nga distanca e skuadrës korçare, Qarri kontrollon me qetësi pa probleme.

32’ Liço harkon një goditje dënimi nga e djathta e sulmit, Ramos nuk arrin të devijojë para portës topin që kalon më pas në fundore, jo shumë larg katërkëndorit. (VIDEO)

29” GOOOL VLLAZNIA! Gjuajtja e parë në kuadrat e Vllaznisë sjell golin e avantazhiy. Një harkim nga e djathta gjen Grudën në shtyllën e dytë ku ai mposht portierin Alia pa shumë vështirësi. (VIDEO)

20’ Korçarët janë më kërkues në këto minuta, duke mbajtur lojën në gjysmëfushën e shkodranëve të cilët nuk arrijnë të krijojnë raste të pastra shënimi.

13’-16’ Gjyqtari Bastari jep një goditje dënimi në kufijtë e zonës së vendasve, mes protestave të shkodranëve. Gjuajtja nuk ekzekutohet, pasi pritet në konfirmim nga VAR nëse faulli ishte në zonë. Bastari shkon të shohë vetë pamjet dhe në fund anulon plotësisht goditjen e dënimit. Kontakti kishte ndodhur brenda zonës dhe në teori Bastari duhej ët jepte penallti, por ky i fundit ka konstatuar se nuk ishte një kontakt i tillë sa për të dekretuar ekzekutimin nga pika e bardhë. Ndaj loja rifillon me rivënien e topit nga portieri i vendasve. (VIDEO)

11’ Ritëm i ulët në minutat e parë, me skuadrat që janë shumë të kujdesshme që të mos gabojnë duke i lejuar kundërshtarëve hapësira të rrezikojnë.

7’ Liço tenton edhe ai me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera devijohet nga Sala dhe përfundon në këndore. (VIDEO)

3’ Vllaznia ekzekuton një goditje këndi me skemë nga e majta, gjuajtja e Krymit nga distanca është e gabuar.

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Qarri, Sala, Juriç, Stojanoviç, Mala, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Çoba, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Omsani

SKËNDERBEU: Alia, Frashëri, Ramos, Prençi, Rabiu, Zenullari, Dumfur, Nikaj, Liço, Rashica, Frenkli.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

WhatsApp Image 2023-12-22 at 5.01.40 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"