VIDEO/ Triumf me përmbysje ndaj Islandës, Ukraina “fluturon” drejt Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 22:41

VIDEO/ Triumf me përmbysje ndaj Islandës, Ukraina “fluturon” drejt Europianit

Ukraina arriti një fitore spektakolare ndaj Islandës me rezultatin 2-1 në stadiumin “Tarczynski Arena” në Poloni, duke siguruar një biletë për në Europianin e qershorit që do të zhvillohet në Gjermani, ku ukrainasit do të jenë pjesë e Grupit E së bashku me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë. 

GJOYjabWAAAOQqF

Islandezët kaluan të parët në avantazh me Gudmunson, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-1, teksa Ukraina arriti të përmbyste gjithçka në fragmentin e dytë të lojës me Tsygankov dhe Mudryk, gola të shënuar në minutat 54 dhe 84. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"