VIDEO/ Triumf me “manita”, Interi nuk fal në transfertë ndaj Beneventos. Specia merr fitoren e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2020 | 23:50

VIDEO/ Triumf me “manita”, Interi nuk fal në transfertë ndaj Beneventos. Specia merr fitoren e parë

 

Interi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionatm në po kaq ndeshje të zhvilluara, teksa ka mposhtur me rezultatin 5-2 Beneventon në transfertë.

INTER

Një ndeshje e lehtë për zikaltërit e Kontes, të cilët gjetën golin e avantazhit që në minutën e parë, ku Lukaku shënoi pas një asisti të marrë nga Hakimi. Ishte përsëri belgu që shënoi golin e tretë në minutën e 28’, 3 minuta pasi Galjardini dyfishoi shifrat.

Kaprari ngushtoi shifrat në minutën e 34’, por Hakimi i preu të gjitha shpresat ekipit të Inzagit duke shënuar në minutën e 42’, i cili ishte edhe goli i tij i parë me fanellën zikaltër. Pjesa e dytë ishte disi më e qetë, por golat përsëri nuk munguan. Lautaro shënoi të pestin për Interin në minutën e 71’, teksa 5 minuta më vonë Kaprari shënoi të dytin për Beneventon.HAKIMI

Duket një Inter ndryshe në këtë fillim sezoni, teksa në dy ndeshje kanë arritur të shënojnë 9 gola.

Ndërkohë Specia ka mposhtur në transfertë Udinezen me rezultatin 2-0, duke regjistruar kështu fitoren e parë në Serinë A.

FT| BENEVENTO-INTER 2-5

Kaprari 34′, 76’/ Lukaku 1′, 27′, Galiardini 25′, Hakimi 42′, Lautaro 72′


FORMACIONET ZYRTARE:

fot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"