VIDEO/ Tre pikë të arta për mbijetesën mes ndërhyrjeve të VAR-it, Bylis mund Kastriotin në ndeshjen e prapambetur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2023 | 0:15

VIDEO/ Tre pikë të arta për mbijetesën mes ndërhyrjeve të VAR-it, Bylis mund Kastriotin në ndeshjen e prapambetur

Bylisi ka marrë tre pikë me shumë peshë në ndeshjen direkte për mbijetesën ndaj Kastriotit, në duelin e prapambetur mes dy skuadrave. Sfida ishte shtyrë për shkak të kërcënimeve me jetën të gjyqtarit Juxhin Xhaja, por në zhvillimin e duelit në Elbasan dhe jo në Kamëz, kanë qenë ballshiotët ata që kanë dalë të buzëqeshur nga fusha e lojës.

bylis

Ndeshja është ndikuar që në minutat e parë të saj nga një ndërhyrje e VAR-it, për një goditje të Kodrës i cili u ndëshkua me karton të kuq duke lënë ekipin e tij në inferioritet numerik thuajse për të gjithë ndeshjen.

Kjo ia bëri punën më të thjeshtë Bylisit i cili shënoi golin e parë me anë të Kaçorrit e më pas, falë një tjetër ndërhyrje të VAR-it, siguroi penalltinë e Zhoelison që çoi shifrat në 0-2. Kastrioti u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por e kishte të vështirë të mposhte Teqjen, duke shpërdoruar para katërkëndorit të ballshiotëve të cilët nga ana e tyre humbën shumë raste të mira për të mbyllur sfidën.

Megjithatë, edhe shifrat 2-0 i mjaftuan për të festuar në një duel që i afron përsëri me grupin e skuadrave që kanë përpara në renditje dhe shton shanset e tyre për mbijetesën.

Kastrioti 0-2 Bylis
17′ Kaçorri, 37′ Zhoalison

Kartonë të verdhë: 36′ Onanunga, 50′ Rami / 20′ Lajthia, 62′ Ruçi, 75′ Danladi, 84′ Adili, 87′ Qardaku
Karton i kuq:
7′ Kodra

andi koci var kastrioti bylis

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 0-2 të Bylisit.

90’+2’ Tjetër mundësi për Danladin, gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga Sali i cili shpëton portën.

90’ Jepen 5 minuta shtesë

89’ Kamara merr vendin e Hasanit në radhët e Kastriotit në mbyllje të ndeshjes.

88’ Mehmeti provon nga distanca pas një sulmi të shpejtë të krutanëve. Sfera nuk gjen portën e Teqjes.

82’ Qardaku merr vendin e Eskerdinjës në fushë në radhët e Bylisit.

79’ Mbrojtja e Kastriotit është në kaos të plotë, ballshiotët futen lehtësisht në zonë por Eskerdinja dhe Kaçorri vonohen në tentativën drejt portës duke bërë që sfera të largohet.

78’ Eskerdinja shpërthen përsëri në zonë nga e djathta, gjen rrjetën e jashtme me tentativën e tij.

72’ Krutanët gjejnë golin me anë të S. Selmanit pas një harkimi në zonë, por gjyqtari Kocci ndalon lojën duke sinjalizuar faull në dëm të portierit Teqja.

68’ Pas një goditje dënimi nga e majta e Kastriotit, topi shkon te Mihana i cili tenton nga jashtë zonës, por fluturoi topin mbi traversë.

64’ Harkim nga e majta e sulmit të ballshiotëve në shtyllën e dytë për Danladin, ky i fundit nuk koordinohet siç duhet dhe në tentativën e dytë çon sferën mbi traversë.

62’ Ruçi i lë vendin Loran, teksa mesfushori ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa në daljen nga fusha.

57’ Rami, Karakaçi dhe Ajazi i lënë vendin në fushë Mehmetit, Rexhinaldos dhe S. Selmanit.

54’ Situatat zhvendosen nga një anë në tjetrën. Fillimisht është Trumçi i cili gjen Santos, me këtë të fundit që dërgon topin në duart e Salit. Më pas, është Mihana i cili shfaqet para portës mike por fluturon sferën mbi traversë.

52’ Kundërsulm i rrezikshëm i ballshiotëve, Kaccorri lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por topi ndalet në shtyllë e pastaj përfundon jashtë.

46’ Menjëherë rrezikshëm ballshiotët me një gjuajtje të Eskerdinjës i cili gjen rrjetën e jashtme të portës së Salit.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Bylisi, ku Danladi merr vendin e Lajthisë.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë.

45+1’ Një faull nga Lajthia ka sjellë protestat e vendasve ë cilët kërkojnë karton të verdhë për të, i cili do të ishte i dyti por Koçi nuk është i këtij mendimi.

45′ Akordohen edhe 3 minuta shtesë deri në përfundim të pjesës së parë.

43’ Kastrioti sërish në kërkim të golit por e ka të pamundur të kalojë mbrojtjen e Bylisit. Po tentohet me topa të gjatë, aty ku Teqja i ndal pa probleme.

37’ GOOOL Bylis! Ka dyfishuar rezultatin skuadra ballshiote. Zhoalison i saktë nga pika e bardhë

36’ Ka penallti në Elbasan! Një ndërhyrje e gabuar në zonë e Onanunga është kthyer në penallti dhe karton të verdhë. Andi Koçi sërish i drejtohet dhomës së VAR-it. 

32’ Ballshiotët kërkojnë të ruajnë qetësinë në fushë, duke qarkulluar topin në mesfushë, për të menaxhuar rezultatin.

27’ Greca edhe njëherë tjetër nga e majta tenton të gjejë Mihanën në zonë me një krosim, por mbrojtja e Bylisit largon topin pa rrezikuar portën.

24’ Kastrioti vazhdon të kërkojë golin e barazimit dhe tenton disa herë me krosime, por mbrojtja mike është e vendosur mirë.

21’ Mundësi e artë për Kastriotin me anë të Grecës që kërkon të gjejë golin por një ndërhyrje e portierit Teqja e ndal teksa ka edhe një pretendim.

18’ Zëvendësim në radhët e Kastriotit, aty ku largohet Arapi për ti lënë vendin Mihanës

17GOOOL Bylis! Zguro kroson në zonë dhe më pas ka ardhur goli me kokë nga Luis Kaçorri

15’ Tjetër mundësi goli për Bylisi, aty ku Eskerdinnja kroson për Kaçorrin, por topi shkon ngjitur me shtyllën pingule.

13’ Kastrioti mundohet të zbresë me topa të gjatë, megjithatë nuk ka saktësi në pasime. Minuta të qeta pas kartonit të kuq.

9’ Goditje nga këndi për Bylisin që po kërkon më shumë golin, megjithatë pa rrezik për portën e vendasve.

7′ Ndërhyrje e ashpër në mesfushë dhe një duel mes dy lojtrëve. Andi Koçi lejon fillimisht faull por më pas thirret nga VAR-i dhe largon Kodrën me të kuq.

3’ Mundësi e mirë për Bylisin që gjen hapësira në mbrojtjen krutane, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës

1’ Nis takimi në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Sali, Kodra, A. Selmani, Stojanoviç, Rami, Onanuga, Karakaçi, Hasani, Arapi, Greca, Ajazi.
Trajner: Emiljano Çela

BYLISI: Teqja, Trumçi, Adili, Damçevski, Zguro, Macolli, Kacorri, Lajthia, Ruçi, Perreira, Zhoalison,
Trajner: Naxhi Shensoi

Arbitër: Andi Koci
Asistentë: Ilir Tartaraj, Fatmir Lama
I katërt: Klodian Shahini
VAR:
Olsid Ferataj / Orgest Grabova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"