VIDEO/ Silvinjo ka kujtime të bukura nga Praga, shihni supergolin e shënuar nga trajneri i kuqezinjve përballë çekëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2023 | 18:15

VIDEO/ Silvinjo ka kujtime të bukura nga Praga, shihni supergolin e shënuar nga trajneri i kuqezinjve përballë çekëve

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka kujtime mjaft interesante nga e kaluara e tij si futbollist kur bëhet fjalë për Pragën. Ish-futbollisti brazilian, ka lënë shenjë me një supergol në Ligën e Kampioneve në vitin 2000, kur vishet fanellën e Arsenalit.

sssssss

Në ndeshjen e “topçinjve” përballë Sparta Pragës në fazën në grupe të turneut, tekniku aktual i kombëtares shqiptare ishte ai i cili shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të skuadrës së tij.

Në minutën e 33-të të takimit ai mori topin nga e majta dhe me një driblim spektakolar kaloi këdo që i dilte para duke mposhtur edhe portierin me një diagonale të shkëlqyer me sferën që u përplas në shtyllë para se të shkonte në rrjetë.

“Ku ma gjen që Mitaj të shënojë një gol si i imi këtu”, tha duke qeshur trajneri në konferencën për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"