VIDEO/ Shkruhet historia në “Loro Boriçi”, Vllaznia e femrave arrin grupet e Ligës së Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 23:57

VIDEO/ Shkruhet historia në “Loro Boriçi”, Vllaznia e femrave arrin grupet e Ligës së Kampioneve

Vllaznia e femrave ka shkruar historinë në futbollin shqiptarë, duke arritur për herë të parë grupet e Ligës së Kampioneve.

Vllaznia femra

Me anë të një fitore dramatike në “Loro Boriçi” përballë Vorsklas, vajzat shkodrane arrijnë kështu për herë të parë grupet e Ligës së Kampioneve. Ishin Paterson dhe Berisha të cilat gjetën rrugën e rrjetës për vajzat kuqeblu, për të arritur te këtë fitore historike.

Vllaznia 2-1 Vorskla

Paterson 35′, Berisha 88′ / Korsun 85′

MOMENTET E RËNDËISHME:

90+4′ Mbyllet ndeshja!

88′ GOOOL VLLAZNIA 2-1/ Berisha rrëmben topin dhe me një gjuajtje nga distanca kalon sërish në avantazh shkodranet.

85′ GOOOL VORSKLA 1-1/ Uilliams nuk arrin të kontrollojë një krosim dhe Korsun gjen rrjetën me një gjuajtjte.

84′ Osipian niset nga pika e bardhë dhe Uilliams i mohon golin.

66’ Paterson kthen një top me kokë në zonë dhe Veronika tenton me të djathtën, por tentativa e saj përfundon mbi kuadrat.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

35′ GOOOL VLLAZNIA 1-0/ Pas një krosimi në zonë nga Doçi, Paterson me një gjuajtje me kokë mposht portieren dhe kalon shkodranet në avantazh.

31’ Doçi hedh një harkim drejt zonës, por Berisha nuk e devijon si duhet me kokë për të dërguar topin drejt portës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

0lksdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"