VIDEO / Refuzoi të kalonte pengesat, trajnerja gjuan me grusht kalin dhe përjashtohet nga Olimpiada

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2021 | 19:52

VIDEO / Refuzoi të kalonte pengesat, trajnerja gjuan me grusht kalin dhe përjashtohet nga Olimpiada

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur dje në Lojërat Olimpikë, në garën e pentatlonit modern. Sportistja gjermane Anika Shleu është tërhequr nga gara që e shihte atë si pretendente kryesore për medalje të artë, duke kaluar nga vendi i parë në të fundit, ndërsa trajnerja e saj është ndëshkuar me karton të zi dhe përjashtuar nga Olimpiada pasi ka goditur me grusht një kalë gjatë garës.

kali olimpiade

Pentatloni modern është një garë shumë e veçantë pasi përveç vrapimit, qitjes, notit dhe skermës, përfshin edhe garën e kapërcimit të pengesave me kuaj. Por sportistët nuk e njohin kalin që u caktohet vetëm 20 minuta para garës.

Shleui, e cila ishte e para në renditjen e përgjithshme, duket nuk pat kohën e mjaftueshme për t’u përshtatur me kalin Saint Boy. Ky i fundit refuzoi të ndiqte komandat e sportistet dhe të vazhdonte sipas radhës kapërcimin e pengesave në cirkuit. Sportistja gjermane u mundua ta kontrollonte, por pa sukses e në ato momente, ndërhyri edhe trajnerja e saj, Kim Raisner.

Kjo e fundit, u afrua te rrethimi dhe goditi me grusht kalin, i cili u tërbua edhe më shumë e hodhi në tokë më pas sportisten gjermane e cila u largua me zero pikë nga kjo provë mes lotëve, pasi i iku nga duart një medalje e artë që dukej e sigurt.

Trajnerja godet kalin on Vidnews.

Pas garës erdhi edhe vendimi i përjashtimit me karton të zi të trajneres Raisner, e cila në momentet kur kali refuzonte, dëgjohej duke bërtitur që sportistja ta godiste më fort kafshën për ta bindur, gjë që është cilësuar e papranueshme e ka sjellë reagime të forta edhe nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"