VIDEO/ Përmbysje e çmendur e Teutës, mposht Dinamon në minutën e fundit shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2023 | 23:56

VIDEO/ Përmbysje e çmendur e Teutës, mposht Dinamon në minutën e fundit shtesë

Teuta ka bërë përmbysjen e çmendur në “Elbasan Arena” duke i marrë 3 pikët Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore.

bandicam 2023-10-22 19-01-34-959

Një ndeshje e pabesueshme ku durrsakët arritën të fitonin në transfertë me rezultatin 3-2 mes rrebeshit të shiut. Të parët që kaluan në avantazh ishin blutë me Kaçorrin dhe në minutën e 54′ Denison shënoi golin e dytë.

Por në të 72′ Peposhi shkurtoi diferencën dhe Fili vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë. Heroi i duelit padyshim ishte Jazxhi i cili shënoi golin e fitores në minutën e fundit shtesë.

DINAMO 2-3 TEUTA

32′ Kaçorri, 54′ Denison/ 72′ Peposhi, 84′ Fili (P), 90’+8′ Jazxhi

NGJARJET KRYESORE 

90’+8′ Mbyllet dueli!

90’+8′ GOOOL TEUTA 2-3/ Jazxhi shënon në minutën e fundit shtesë duke i dhuruar 3 pikët ekipit të tij. (VIDEO)

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

89′ Denison lë fushën e lojës, në vend të tij futet Danaj

84′ GOOOL TEUTA 2-2/ Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Fili shënon golin e barazimit. (VIDEO)

82′ Behiratçe prek topin me dorë në zonë, arbitri akordon 11-metërsh pas verifikimit në VAR. (VIDEO)

79′ Daci lë fushën e lojës, në vend të tij futet Demirçani.

77′ Denison gjuan drejt portës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet.

76’ Zëvendësime nga Dinamo. Largohen Prodani dhe Kaçorri ka minuta për Andonin dhe Tushën.

76’  Zëvendësim nga Teuta, largohet Peposhi në lojë futet Gjata.

72′ GOOOL TEUTA 2-1/ Peposhi shënon golin e parë për Teutën por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Arbitri e konfimon në VAR dhe e quan gol të rregull. (VIDEO) + (VIDEO)

66′ Gjumsi lë fushën e lojës, në vend të tij futet Boçi.

66′ Lorran godet me të majtën potente, topi përfundon mbi traversë.

63′ Beqja gjuan drejt portës, topi shkon mbi traversë.

59′ Smaçi lë fushën e lojës, në vend të tij futet Lorran.

57′ Prodani shkakton faull ndaj Asion Dajës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

54′ GOOOL DINAMO 2-0/ Pas një kundërsulmi, Denison shfrytëzon rastin perfekt dhe gjen golin e dytë për skuadrën. (VIDEO)

47’ Zabërgja gjuan sërish drejt portës, por Dema i thotë jo golit të dytë.

46′ Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në radhët e skuadrave.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43’ Denison gjuan drejt portës, topi shkon drejt e në duart e Demës.

38’ Gjumsi tenton të befasojë Rexhepin me gjysmë roveshatë, por ky i fundit arrin të bëj një pritje të mirë. (VIDEO)

35’ Daci godet drejt portës, por ndodhet në pozicion jashtë loje dhe arbitri ndalon lojën.

32′ GOOOL DINAMO 1-0/ Zabërgja gjuan drejt portës por shtylla i mohon golin e sigurt, më pas topi kthehet si asist për Kaçorrin i cili nuk gabon dhe shënon golin e avantazhit. (VIDEO)

27’ Fili ka një mundësi të artë dhe godet por topi devijohet nga Hoxha dhe shkon mbi traversë. (VIDEO)

23’ Gjumsi godet me të djathtën potente drejt portës, topi përfundon jashtë. (VIDEO)

19’ Zabërgja gjuan drejt portës, Dema i kundërpërgjigjet me një pritje mjaft të mirë. Ai ka një tjetër shans përpra portës por nuk arrin të shënjestrojë kuadratin. (VIDEO)

15’ Peposhi harkon nga goditja e dënimit, Marku nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin.

9’ Daci provon me të djathtën potente, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

4’ Denison rrëzohet në zonë, arbitri vijon lojën. (VIDEO)

2′ Durrsakët pretendojnë për një prekje të topit me dorë nga Hoxha, arbitri nuk e sheh të tillë. Gjumsi godet drejt portës por topi shkon jashtë. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Rexhepi, Mesa, Hoxha, Behiratçe, Marku, Zabërgja, Smaçi, Gudiabi, Prodani, Kaçorri, Denison

Trajner: Luixhi di Diaxho

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Gjinollari, Beqja, Daja, Peposhi, Fili, Gjumsi, Daci 

Trajner: Edi MartiniGFGFD

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"