VIDEO/ Partizani ka harruar si fitohet, ndalet edhe nga Skënderbeu në “Arenën e Demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2023 | 0:07

VIDEO/ Partizani ka harruar si fitohet, ndalet edhe nga Skënderbeu në “Arenën e Demave”

Partizani ka harruar shijen e fitores. Të kuqtë kanë regjistruar sot barazimin e pestë radhazi në kampionat, duke konfirmuar se nuk janë në formën më të mirë të mundshme në këto momente.

bandicam 2023-12-11 17-03-19-723

Edhe pse dominuan ndaj Skënderbeut në sfidën e luajtur në “Arenën e Demave”, kryeqytetasit u befasuan nga goli i korçarëve në pjesën e parë ku vendasit kishin krijuar më shumë raste për shënim.

Megjithatë, fillimi i të dytës solli shpejt golin e barazimit dhe në vijim, të kuqtë provuan në çdo mënyrë për të shënuar, pa sukses.

Kështu, në fund kampionët në fuqi u desh të kënaqeshin me një pikë në barazimin 1-1 që nuk ndryshon pozitat e kësaj skuadre në renditje.

PARTIZANI-SKËNDERBEU 1-1
46′ Mba / 42′ Merlim

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+5’ Frenklin shfaqet nga ana tjetër me Qirkon i cili i bllokon portën dhe devijon sferën në këndore.

90’+4’ Da Silva merr një harkim në zonë nga Hadroj, por me gjuajtjen e tij gjen Alian në pozicion.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

85’ Gërço hyn në fushë në vend të Liços në radhët e ekipit mik.

83’ Mensah merr vendin e Mehmetit te Partizani.

83’ Mehmeti shfaqet në krahun e majtë dhe lëshon një gjuajtje të befasishme e cila ndalet vetëm nga shtylla, ndërsa më pas Maget dërgon sferën jashtë. (VIDEO)

80’ Zenullari dhe Pecani hyjnë në fushë në vend të Merlim dhe Shaqes në radhët e Skënderbeut.

79’ Predhë e Maget nga rreth 20 metra, sfera përfundon në duart e portierit Alia. (VIDEO)

78’ Da Silva merr vendin e Kekos në radhët e të kuqve.

77’ Atanaskoski ka në këmbët e tij mundësinë për të kaluar në avantazh të kuqtë, por gjuajtja e tij neutralizohet nga Alia. (VIDEO)

73’ Vangjeli merr vendin e Likës në radhët e Skënderbeut.

69’ Janjeva ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Frenklin.

66’ Të kuqtë pretendojnë për një penallti pas kontaktit mes Dumfur dhe Rrapajt, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë (VIDEO)

63’ Përsëri Bintsuka ka mundësinë të shënojë, por ai çuditërisht bën mbrojtësin duke çuar sferën në krah të kundërt nga porta. (VIDEO)

62’ E ka radhën Bintsuka të kërkojë golin e avantazhit me një gjuajtje të fortë nga e djathta, duke prekur vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)

61’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, topi gjen Kekon por goditja me kokë përfundon jashtë. (VIDEO)

60’ Rrapaj shfaqet në zonë i vetëm në të djathtën, gjuajtja e fortë e tij devijohet në këndore nga Alia.

60’ Bintsuka dhe Taipi marrin vendin e Carës dhe Mba në radhët e Partizanit.

56’ Liço tenton përsëri nga distanca, gjuajtja është e lehtë dhe përfundon në duart e Qirkos pa probleme.

53’ Mba hyn në zonë në krahun e majtë dhe mundohet të kalojë 3 lojtarë por në fund thjesht kalon topin në fundore.

51’ Karton i verdhë edhe për Dumfur, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Mehmetit.

50’ Ndërhyrje e gabuar e Carës ndaj Shaqes, karton i verdhë për lojtarin e të kuqve.

46’ GOOOL PARTIZANI! Start i rrufeshëm i të kuqve, kur një krosim perfekt i Hadrojt gjen Mba në zonë. Gjuajtja me kokë e sulmuesit gjen barazimin. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të miqve pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Rrapaj ekzekuton një tjetër goditje dënimi me një gjuajtje tokazi, sfera nuk gjen portën e miqve. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ GOOOL SKËNDERBEU! Frenklin shpërthen në krahun e majtë dhe pason në qendër ku Juri Merlim shënon golin e avantazhit. (VIDEO)

39’ Karton i verdhë për Maget dhe Liçon pas një faulli në mesfushë që solli një përplasje mes futbollistëve.

31’ Goditje dënimi për Partizanin, topi ulet për Carën i cili vetëm pak hapa larg portës, çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

26’ Liço gjen hapësirë para zonës së Partizanit dhe lëshon në gjuajtje të fortë, sfera nuk gjen katërkëndorin e Qirkos. (VIDEO)

23’ Top i gjatë për Carën nga thellësia, Alia del nga zona dhe largon me këmbë para se sfera të kontrollohej nga lojtari i vendasve.

18’ Të kuqtë janë në kontroll të plotë të ndeshjes në këto minuta, teksa kërkojnë të gjejnë shpejt golin e avantazhit.

14’ Tjetër mundësi e Partizanit, këtë herë pasi një harkim nga e majta gjen Kekon, por gjuajtja e tij fluturon mbi traversë. (VIDEO)

14’ Goditje këndi për të kuqtë, topi i harkuar në zonë gjen Maget, i cili gjuan me kokë, por kalon sferën mbi traversë. (VIDEO)

13’ Goditje dënimi e rrezikshme e të kuqve, me Rapajn i cili gjuan tokazi, por gjen një përgjigje të shkëlqyer të portierit Alia. (VIDEO)

12’ Ramos ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Carës.

10’ Mehmeti del në krahun e djathtë dhe merr fundoren, Prençi e mbyll por ne fund i dorëzon një këndore të kuqve.

5’ Kontroll në mesfushë nga të dy skuadrat, që nuk i afrohen rrezikshëm portave kundërshtare në këto minuta të para.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të korçarëve.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Sota, Janjeva, Antanaskovski, Rrapaj, Mehmeti, Maget, Cara, Mba, Keko.

Trajner: Arbër Abilaliaj

SKËNDERBEU: Aliaj, Ramos, Randi, Prençi, Frashëri, Rabiu, Liço, Shaqe, Merlim, Lika , Frenklin.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"