VIDEO/ Nuk ka fitues në “Selman Stërmasi”, Dinamo dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2023 | 0:13

VIDEO/ Nuk ka fitues në “Selman Stërmasi”, Dinamo dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Dinamo dhe Skënderbeu kanë ndarë pikët në javën e 15-të të Kategorisë së Parë.Collage Maker-13-Feb-2023-03.02-PM

Sfida u zhbllokua shumë shpejt nga korçarët të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 7’ me Temitopen. Gjatë pjesës së parë të dyja ekipet patën mundësi të mirë por nuk arritën të finalizonin.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 82’ me Bakabar i cili shkundi rrjetën e Ruçit pas një asisti të Markut.

Me këtë barazim Dinamo shkon në kuotën e 31 pikëve dhe Skënderbeu pozicionohet në vendin e dytë me 27 pikë.

DINAMO 1-1 SKËNDERBEU

82′ Babakar/ 7′ Temitope

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet sfida!

90’+3’ Del Temitope dhe në vend të tij hyn Moses.

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

89’ Smaçi tentoi të ndalte Liçon duke e rrëzuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

85′ Protesta të shumta nga trajneri i Dinamos, Nevil Dede ndëshkohet me karton të verdhë.

82’ GOOOL DINAMO 1-1! Marku kroson topin në zonë dhe Babakar shkund rrjetën e Ruçit duke vendosur baraspeshën.

79’ Lika del nga fusha, në vend të tij hyn Nikaj.

75′ Dinamo bën dy zëvendësimet e tjera! Largohen nga fusha e lojës Bardhur dhe Daja, në vend të tyre futen Gjoni dhe Lilaj.

66’ Nxehet situata në mesfushë, ka përplasje mes lojtarëve të Dinamos dhe Skënderbeut. Ndëshkohen me karton të verdhë Temitope dhe Prodani.

57’ Dikson shkakton faull ndaj Abukabarit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Dy zëvendësime nga radhët e Dinamos! Dalin nga loja Imami dhe Allmuça, futet Zhivanaj dhe Babakar.

53′ Temitope gjuan, por gabon shënjestrën duke dërguar topin jashtë fushës.

52’ Lika rrëzohet në zonë, dhe korçarët pretendojnë për penallti. Arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

51’ Shkakton faull ndaj Denisonit, Idrizaj ndëshkohet me karton të verdhë.

48’ Vokrri kroson drejt Markut, ku i fundit godet dhe e dërgon topin sipër traversës.

47′ Abukabari provon të shënoj golin e dytë për ekipin, por gabon me shënjestrën.

46′ Nis pjesa e dytë! Del nga loja Moraesh, futet Zejnullari.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41’ Moraesh shkakton faull ndaj Smaçit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

39’ Denison provon me një goditje brenda zonës, por topi ndalet nga traversa.

34’ Zëvendësimi i parë për Dinamon! Del Preloshi, në vend të tij hyn Marku.

31’ Abukabari provon me një goditje drejt zonës, por Dikson reagon menjëherë dhe largon rrezikun.

27’ Preloshi shkakton faull ndaj Liços dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

19’ Denison tenton të kapë në befasi portierin Ruçi, por ky i fundit tregohet i vëmendshëm dhe bën një pritje të mirë.

17’ Denison provoi nga goditja e dënimit në afërsi të zonës, por Abukabari largon topin.

15’ Vokrri kroson drejt zonës, por Prençi largon menjëherë rrezikun.

7’ GOOOL SKËNDERBEU 0-1! Pas një asisti të Idrizajt, Temitope shkund rrjetën e Krostës me një goditje me kokë.

2’ Allmuça provon me një goditje nga distanca, por topi “fluturon” mbi traversë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO; Krosta, Vokrri, Imami, Dikson, Prodani, Daja, Smaçi, Allmuça, Preloshi, Denison, Bardhi;

Trajner: Nevil Dede;

SKËNDERBEU; Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, H. Idrizaj, Pecani, Moraesh, Liço, Lika, Temitope, Abukabari;

Trajner: Ivan Gvozdenoviç;

177a6297-b129-42f2-a2ea-544e351f124b

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"